Drenica merr pikë në Ferizaj, Llapi shënon fitoren e parë

Dy ndeshje interesante janë luajtur të mërkurën në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Në Ferizaj janë takuar Kastrioti e Drenica, ndërsa ndeshja nuk ka dhënë fitues. Është mbyllur me rezultat të barabartë, 27:27. Pas pjesës së parë Drenica kishte dy gola epërsi (15:13), ndërsa edhe në të dytën ishte vazhdimisht në avantazh. Vendasit vetëm kanë arritur të barazojnë rezultatin disa herë. Në minutën e 58-të rezultati ishte 27:25 në të mirë të Drenicës, por Kastrioti shënoi dy herë në fund për të barazuar rezultatin në 27:27. Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.
Për Drenicën ishte barazimi i dytë, ndërsa për Kastriotin i pari. F. Mustafa shënoi 12 gola për Kastriotin kurse Sh. Mehmeti u dallua me efikasitet te Drenica duke realizuar 9 gola.
Kastrioti është i katërti me 6 pikë, sa i ka edhe Drenica në vend të pestë.
Fitoren e parë në këtë edicion e ka shënuar Llapi. Llapi në Podujevë fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 29:27. Pas pjesës së parë llapjanët kishin 4 gola epërsi (16:12), por në të dytën Vëllaznimi u kthye e madje kaloi në epërsi. Në minutën e 55-të rezultati ishte 27:24 në të mirë të Vëllaznimit. Por më pas Llapi shënoi pesë gola rresht dhe fitoi 29:27. A. Hoxha me 9 gola udhëhoqi Llapin. Te Vëllaznimi më efikasi ishte E. Lluka, po ashtu me 9 gola. Llapi është i nënti me 2 pikë kurse Vëllaznimi i shtati me 4 pikë.

Llapi – Vëllaznimi 29:27 (16:12)

Llapi: Mani, Bogujevci, Havolli, Hoxha 9, Hasani 4, Beshiri 1, E. Bogujevci, Berisha 4, A. Mani 1, Ademi 3, E. Havolli 5, Bajrami 1, Rexhepi 1

Vëllaznimi: Brahushi, Luzha 4, Spahija 3, Mamusha, Rama 2, Dukaj 5, Fana 4, Pozhegu, Lluka 9

Kastrioti – Drenica 27:27 (13:15)

Kastrioti: Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Qerimi 1, Hoxha 2, Selmani, Bislimi 3, Rudari 1, Mustafa 12, Brahimi 6, Bytyqi 2, Bega

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 5, Mehmeti 9, Dubovci, Zekaj 5, Hamza 6, Sahiti, Binaku, Batatina, Baliu 2, Lladrovci, Zariqi, Hasani

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. Të shtunën në kuadër …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …