Drita fiton derbin me Prishtinën

Ashtu si pritej, fillimi i kampionatit të ri ofroi një ndeshje interesante. Bëhet fjalë për derbin e javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) mes Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit, që u luajt të shtunën pasdite në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Fitore shënoi Drita me rezultat 30:27 për të bërë një hapje të madhe të edicionit të ri dhe për të shpalosur synimet që i ka për këtë kampionat, për tëqenë prej skuadrave të kreut të tabelës.

Prishtina e ka fituar pjesën e parë me rezultat 14:13, por nuk u mbajt deri në fund. Madje deri në minutën e 45-të prishtinasit kryesisht ishin në epërsi të lehtë prej një apo dy gola. Në minutën e 45-të gjilanasit kaluan në epërsi (23:22) të cilën nuk e lëshuan më deri në fund të takimit, që mblodhi rreth 200 shikues. Epërsia e Dritës shkoi deri në katër gola, por në fund dallimi ishte tri gola në të mirë të skuadrës mysafire (30:27).

Të gjithë lojtarët e Dritës dhanë kontribut në fitoren e rëndësishme të hapjes së edicionit. U dalluan portieri Arbër Sylejmani, pivoti Sali Maxhera dhe organizatori i lojës Fidan Cimili. Cimili ishte më efikasi me shtatë gola ndërsa Maxhera realizoi gjashtë herë. Te Prishtina më efikasi ishte Oltion Beshiri me nëntë gola.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera. Kampioni Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultatin 37:18.

Në Drenas u përballën Drenica e Vushtrria. Fitore shënoi Drenica me rezultat 26:20.

Prishtina – Drita 27:30 (14:13)

Prishtina: Murtezi, Fetahu 4, Bajqinovci 3, Agushi, Krasniqi, Kastrati 3, Gjuka 4, Gashi 2, Beshiri 9, Basholli, Beqiraj, Hoxha 1, Ademi 1, Abazi, Visoka.

Drita: Selmani 3, Sylejmani, Cimili 7, Buqinca, Mehmeti, Veliu, Saliu, Mustafi 2, Azizi 4, Gubetini 3, Shaqiri, Shahini 2, Misini 3, Maxhera 6.

Trepça – Besa Famgas 18:37 (10:17)

Trepça: Terziqi, Fejzullahu 1, Çela 1, Beqiri, Mujka 4, Pllana 5, Beqiri, Çelaj, Tahiri, Zhuri 3, Shala 4.

Besa Famgas: Idrizi 5, Broqi, Gjuka 4, Tetova 9, Tahirukaj 7, D. Tahirukaj, Tafilaj 5, Muqolli 6, Vokshi 1, Mehmeti, Berisha.

Drenica – Vushtrria 26:20 (14:10)

Drenica: Lladrovci, Zeka 6, Hagjijaj, Hasani 4, Mehmeti 6, Qorri, Binaku, Hajrizi 1, Muqolli, Hamza, Sahiti 2, Hamza, Karagja 4, Klinaku 3, Azemi.

Vushtrria: Pllana, Melenica, Karagja, Mehmeti, Jashari, Sadiku, Neziri 4, Musa 1, Jashari, Mejzini 4, Emini, Shabani 11, Ahmeti.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …