Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Drita, kampione në Ligën e Parë

Me fitoren 41:36 ndaj Lepencit, Drita e Gjilanit ka përmbyllur një kampanjë shumë të suksesshme. Skuadra me traditë nga Gjilani ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.
Rinor Selmani udhëhoqi Dritën drejt fitores, duke i shënuar 16 gola. Tetë gola i shënoi Agim Isufi, ndërsa shtatë i realizoi Landrit Mustafi.
Drita e Gjilanit i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe me pikë maksimale, 28, ka siguruar titullin e kampionit. Drita në edicionin e ardhshëm garon në Superligë.
Pas Dritës renditen Samadrexha, Vjosa, Lepenci, Prizreni, Istogu, Ulpiana dhe Dukagjini.