Të martën kundërshtarin evropian e ka mësuar edhe Kastrioti i Ferizajt, fitues i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), Kastrioti do të luajë ndaj skuadrës çeke, Dukla Praha.
Ndeshja e parë luhet në Ferizaj më 5 apo 6 tetor, ndërsa e kthimit më 12 apo 13 tetor në Pragë. Vjet Kastrioti arriti suksesin e parë evropian dhe për suksese tjera shpreson për këtë vit.