Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dy ndeshje evropiane për Xhemën e Jahjën, dy të tjera javën e ardhshme

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë drejtuar dy ndeshje evropiane fundjavën e kaluar. Dyshja prishtinase ishte e deleguar në Qipro ku u takuan skuadrat Cyview Latsia Nicosia dhe skuadra nga Malta, Swieqi Phoeniz. Ndeshjet i takuan raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Skuadra nga Malta e fitoi 35:29 ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e dytë përfundoi 33:33.
Xhema e Jahja do të kenë angazhim evropian edhe javën e ardhshme. Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, në Trogir të Kroacisë takohen Trogiri dhe H71 nga Ishujt Faroe. Ndeshja e parë është më 11 tetor, ndërsa e dyta më 13 tetor. Të dy ndeshjet i drejtojnë gjyqtarët kosovarë.
Prania e anëtarëve të FHK-së në ndeshjet evropiane është e rregullt. Kjo dëshmon besimin që EHF-ja ka ndaj federatës sonë dhe anëtarëve të saj.

Lajme tjera