Dy pikë për Vëllaznimin në Vushtrri

Vëllaznimit të Gjakovës i ka takuar ndeshja e parë e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të premten në Vushtrri gjakovarët fituan ndaj skuadrës vendase me rezultatin bindës, 36:25.

Vëllaznimi renditet i gjashti me 14 pikë nga 15 ndeshje. Vushtrria është e pesta me 15 pikë nga 16 ndeshje. Ndeshjet tjera luhen të shtunën e të dielen. Superderbi është nesër nga ora 19:00 në Pejë në mes të Besa Famgas e Prishtinës.

Vushtrria – Vëllaznimi 25:36 (12:15)

Vushtrria: Pllana, Melenica, Fazliu, F. Jashari 5, M. Jashari 5, Selaci 1, Emini, Miftari 4, Mehmeti 1, Krasniqi 1, Sadiku 3, Mehmeti 1, Neziri 3, L. Krasniqi 1.

Vëllaznimi: Lluka 3, Halili 6, Luzha 1, Morina, Rexha 2, Mamusha, Neziri 10, Fana 9, Spahija 1, Hoxha 1, Rama 3, Pozhegu.

Lajme tjera