Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dy pikë të reja për Kastriotin

Kastrioti i Ferizajt ka shtuar dy pikë të reja.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja ishte e mbetur e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Kastrioti fitoi me rezultatin 51:36.
Që në pjesën e parë ferizajasit krijuan epërsi prej dhjetë golash duke i dhënë fund çështjes së fituesit. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 27:16.
Beni Sula ishte më efikasi te Kastrioti me 8 gola. Nga 7 i kishin Agon Bytyqi, Besnik Bytyqi dhe Rinor Selmani.
Te Vëllaznimi 14 gola i shënoi Ardi Halili. 6 i kishte Egzon Lluka.
Kastrioti tani i ka tetë pikë. Vëllaznimi mbetet me dy pikë.