Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dy pikë të reja për Prishtinën

Shkurta Mehmeti ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka ndihmuar Prishtinën që ta fitoj derbin me Ferizajn. Prishtina e Ferizaj u takuan të dielën në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Prishtina fitoi me rezultat 34:27.

Nga 6 gola për Prishtinën i shënuan Alma Nivokazi e Simone Keita. Kurse 5 herë realizoi Ivana Bojoviq.
Ferizajt nuk u mjaftuan 10 golat e Meri Koneskit. 5 gola i shënoi Mimoza Sefedini.
Prishtina është e dyta me 18 pikë. Ferizaj mbetet në vendin e katërt me 14 pikë.

Të dielën u luajt edhe takimi Drita – Ulpiana. Fitoi shënoi Ulpiana me rezultat 31:18.
Ulpiana mban vendin e dhjetë me 4 pikë. Drita mbetet në kërkim të pikëve të para.

Lajme tjera