Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dy skuadra të hendbollisteve mësojnë nesër kundërshtarët evropianë

Topa te hendbolli ne rrjete

Nesër nga ora 11:00 në Vjenë të Austrisë tërhiqet shorti edhe për raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Te hendbollistet janë formuar dy zona, që natyrisht i kanë nga dy vazo. Ndeshjet e para të raundit të dytë do të luhen më 10/11 tetor, kurse ndeshjet e dyta më 17/18 tetor.

41 skuadra janë regjistruar për edicionin 2020/2021 të Kupës Evropiane.

Nëntë fitues të ndeshjeve të raundit të dytë do t’iu bashkohen skuadrave që kanë kaluar direkt në raundin e tretë.

Dy skuadrat kosovare që luajnë në raundin e dytë, janë në zonën e dytë. Në vazon e parë të zonës së dytë është Vushtrria e pos saj edhe Brixen Sudtirol (Itali), Naisa Nish (Serbi), Muratpasa Belediyesi (Turqi) dhe HC Real (Ukrainë).

Me njërën prej këtyre skuadrave do të takohet KHF Istogu që bën pjesë në vazon e dytë të zonës së dytë.

Pos Istogut në vazon e dytë janë edhe Ali-Best Espresso-Mestrino (Itali), Cassano Magnago (Itali), Izmir Buyuksehir Belediyesi (Turqi) dhe Çair (Maqedoni e Veriut). Me njërën prej këtyre skuadrave do të takohet KHF Vushtrria.

Kampioni i Kosovës, Ferizaj e fillon garimin prej raundit të tretë.

Federata e Hendbollit të Kosovës u dëshiron fat në short Istogut e Vushtrrisë.