Dy të parët takohen në Pejë

Dy të parët në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) përballen në Pejë, në kryendeshjen e javës së pestë. Të shtunën (nesër) nga ora 17:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë luajnë Istogu dhe Ferizaj. Kampioni aktual, Istogu, është në vend të dytë me 8 pikë sa i ka edhe Ferizaj në vend të parë.

Istogaset synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive, por synimet për fitore i ka edhe Ferizaj, që beson shumë në përvojën e lojtareve që ka. Pritet një ndeshje e bukur dhe me rivalitet sportiv.

Tetë pikë i ka edhe Prishtina në vend të tretë, që të dielen nga ora 18:00 takohet me Samadrexhën në Vushtrri.

Ndeshjet tjera janë të shtunën.  Kastrioti e Vëllaznimi takohen nga ora 15:30, Drita e Jusuf Gërvalla nga ora 16:30 dhe Vushtrria e Shqiponja nga ora 16:00.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve të shtunën është ndeshja në mes të Llapushës e Dukagjinit (17:00). Ndeshjet tjera të javës së pestë janë të dielen: Trepça – Verona (13:00), Deçani – Ulpiana (12:00), Vjosa – Prizreni (11:30), KEK-u – CLICK (16:00).

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …