Edhe në javën e 12-të na presin ndeshje të mira

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) po bëhet gjithnjë e më interesante, thuajse për të gjitha pozitat.

Rezultatet e xhirove të fundit e kanë hapur kampionatin, ndërsa rivalitet e lojëra të bukura priten edhe në javën e 12-të, që zhvillohet të mërkurën e të enjten.

Janë disa ndeshje që pritet të vendosen vetëm në momentet e fundit. Derisa Besa Famgas është favorite ndaj Drenicës në Drenas (e mërkurë, 18:30) dhe Prishtina ndaj Kastriotit në Ferizaj (e mërkurë, 16:30), në ndeshjet tjera vështirë mund të flitet për favoritë.

Llapi e Vushtrria takohen të mërkurën nga ora 17:00, kurse në termin të njëjtë në Gjakovë luajnë Vëllaznimi e Trepça. Dy skuadrat me traditë vazhdimisht shfaqin lojëra të mira dhe rivalitet sportiv.

Rivaliteti nuk pritet të mungojë as në ndeshjen e fundit të xhiros, atë në mes të Prizrenit dhe Zhegrës, që është të enjten nga ora 17:00.

Lajme tjera