Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Edhe një e arritur e FHK-së, Izet Gjinovci në Gjykatën e Apelit të EHF-së

Në Kongresin e 15-të të Federatës Evropiane të Hendbollit është shënuar edhe një sukses i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të EHF-së. Zgjedhjet për president, Komitet Ekzekutiv dhe për organe tjera drejtuese janë mbajtur të premten pasdite. Michael Wiederer ka fituar edhe një mandat në krye të Federatës Evropiane.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Federatës tonë, Izet Gjinovci, ishte kandidat për Gjykatën e Apelit të EHF-së. Dhe ai mori votat e mjaftueshme, përkatësisht ishte prej më të votuarve, duke lënë pas kandidatë të Federatave të mëdha evropiane.

Këtë organ të rëndësishëm do të vazhdojë ta drejtojë austriaku Markus Plazer. Nicolae Vizitu (Moldavi) është zëvendës i tij, ndërsa anëtarë të rinj të gjykatës janë Ketevan Koberidze (Gjeorgji), Ilona Tordai (Hungari), Izet Gjinovci, Robert Czaplicki (Poloni) dhe Milan Petronijeviq (Serbi). Jashtë kanë mbetur kandidatë nga Rusia, Rumania, Zvicra e vende tjera.

Për herë të parë FHK-ja ka përfaqësues në organe drejtuese të Federatës Evropiane.

Në Kongres, FHK-në po e përfaqësojnë presidenti Eugen Saraçini, nënpresidenti Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.

Kongresi po mbahet në Vjenë.