Hendbollistët tanë e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kupës Botërore Universitare. Të martën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ekipi i Universitetit të Prishtinës fitoi ndaj ekipit të universitetit portugez “Aveiro” me rezultat 32:29. Ndeshja ishte interesante e cilësore, ndërsa më shumë kanë shfaqur djemtë tanë. Të hënën, hendbollistët e UP-së fituan ndaj ekipit universitar spanjoll. Tashmë lojtarët tanë kanë mposhtur dy prej rivalëve kryesorë në këtë ngjarje.
Ndeshja nisi furishëm nga të dy skuadrat, por pas minutës së 15-të, lojtarët e UP-së nisën shkëputjen graduale. Pjesa e parë përfundoi 18:13. Në pjesën e dytë portugezët u munduan të kthehen në lojë dhe kanë afruar rezultatin. Por lojtarët tanë kanë mbajtur epërsinë deri në fund.
Drenit Tahirukaj ishte i pandalshëm me 14 gola. 6 i kishte Jon Muqolli, ndërsa 5 i shënoi Arbios Mushkolaj. Me 4 gola ndihmoi Atdhe Basholli, kurse Alban Haziri, Lulzim Shabani e Shkëlzen Samohodaj e shënuan nga një gol.