Edhe një fitore për Besa Famgas

Besa Famgas ka shënuar fitoren e radhës, përkatësisht të 25-tën nga 25 ndeshje të luajtura në kampionatin e Kosovës në hendboll.
Në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës A, ekipi pejan e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 37:32. Ishte një prej derbive të kësaj xhiroje.
Besa që në nismë krijoi epërsi prej disa golash, kurse pas pjesës së parë rezultati ishte 21:15 në të mirë të saj. Në pjesën e dytë epërsia e mysafirëve nuk është rrezikuar asnjëherë.
Deniz Terziqi e Victor Alonso ishin më efikasët te Besa me nga 7 gola. 5 i kishte Nikola Prce.
Te Prishtina 10 gola i shënoi Festim Mustafa, kurse 9 i kishte Oltion Beshiri.
Besa Famgas është e para në tabelë me 50 pikë. Prishtina mbetet e dyta me 39 pikë.

Lajme tjera