Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Edhe një talente nga Gjermania dëshiron fanellën e Kombëtares

Kosova ka një mori sportistesh që luajnë në ligat e ndryshme evropiane. Ndër to është dhe hendbollistja e talentuar Doruntina Sylejmani, e cila luan për ekipin gjerman HSG Vfr Eintracht.

Ajo ka vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe është pritur nga sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.

Doruntina është e lindur në vitin 1999, e gjatë 177 centimetra dhe luan në pozitën e bekut të majtë.  Federata e Hendbollit e Kosovës i kushton shumë rëndësi talenteve sidomos synon një pjesë të madhe të tyre t’i bashkohen kombëtares së Kosovës, Doruntina këto ditë të fund vitit 2017 i shfrytëzoi që të rregullon edhe dokumentacionin e Kosovës dhe do te jetë në dispozicion Kombëtares se Kosovës ne sfidat e ardhshme.