Të dielën janë luajtur dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë të Superligës së hendbollisteve. Njëjtë si të shtunën, pikët i kanë fituar skuadrat vendase.
Kështu Ferizaj fitoi ndaj Ulpianës së promovuar në Superligë, me rezultatin 39:25.
Mirjeta Dinolli e Bjondina Ramabaja i shënuan nga 11 gola për Ferizajn. Numër të njëjtë golash për Ulpianën i shënoi Ermira Krasniqi.
Pikët i mbajti edhe Samadrexha që fitoi 33:26 ndaj Vjosës.