Ekipet e UP-së luajnë sot për medalje

Sot është ditë e fundit e Kupës Botërore Universitare në hendboll. Ndeshjet për vend të tretë dhe ndeshjet finale luhen në palestrën “1 Tetori”, ndërsa paraqiten edhe dy ekipet e Universitetit të Prishtinës.


Fillimisht hendbollistet tona prej orës 13:00 luajnë për vend të tretë me universitetin që përfaqëson Çekinë. Finalja e hendbollisteve luhet prej orës 17:00 në mes të Universitetit të Koresë së Jugut dhe Universitetit të Spanjës.


Te hendbollistët, ndeshja për vend të tretë luhet prej orës 15:00. Takohen Universitetit i Spanjës me Universitetin e Malit të Zi.
Ndërsa finalja e madhe është prej orës 19:00. Takohen hendbollistët tanë të Universitetit të Prishtinës me Universitetin nga Koreja e Jugut.

Lajme tjera