Elma Kameri beson në suksese të reja

Elma Kameri ishte e pandalshme të dielen në fitoren e dytë të Istogut ndaj skuadrës italiane Cassano Magnago. Istogu fitoi me rezultat 23:21 ndeshjen e luajtur në Pejë. Të shtunën Istogu fitoi me 26:24 dhe kështu e kaloi rrethin e tretë të Kupës Sfiduese. Tani Istogu është në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën Sfiduese, pra do të luajë në një të tetën e finales.

Reprezentuesja e Kosovës, Elma Kameri në ndeshjen e dytë shënoi 10 gola. Kapitenja e Istogut, Albina Rugova shënoi katër herë, sa kishte edhe Arlinda Krasniqi. Edhe Rugova e Krasniqi janë pjesë e rëndësishme e kombëtares së Kosovës. Në ndeshjen e parë Rugova ishte më efikasja me tetë gola kurse Kameri shënoi gjashtë herë. Kështu reprezentueset e Kosovës kanë shfaqur formë të lartë para ndeshjeve që i kanë me kombëtaren.

Istogu ka arritur sukses historik me dy fitoret e shënuara në Pejë.

“Sigurisht ky është një sukses historik. Si të mos jemi të kënaqura kur arritëm të futemi në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë”, ka thënë Elma Kameri. Ajo ka treguar se kanë pritur fitoret ndaj italianeve dhe se kanë bërë përgatitjet e duhura për këtë sukses të madh.

“Kemi analizuar lojën e italianeve dhe jemi përgatitur për përballje të suksesshme me to. Jemi munduar të komponohemi sa më mirë dhe besoj që ia kemi dalur. Ky hap për ne ishte historik. Besoj që do të punojmë edhe më shumë për të ardhmen. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi suksese edhe më të mëdha”, ka deklaruar Kameri.

Istogu ka fituar Kupën e Kosovës këtë vit dhe tani ka bërë hap të madh në gara ndërkombëtare. Hendbollistja Kameri poashtu ka vazhduar me formë të lartë dhe efikasitet. Të dielen kishte efikasitet prej 71 % duke konkretizuar 10 prej 14 gjuajtjeve.

“Jam e kënaqur me numrin e golave, por sigurisht paraqitja ime është ngushtë e lidhur me paraqitjen e tërë skuadrës. Pra do të ishte e pamundur pa ndihmën e bashkëlojtareve, që i falenderojë për angazhimin maksimal. Vetëm me angazhimin e të gjithëve, ishte i mundur ky sukses”, ka thënë Kameri.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Sot prej orës 19.15 luhet finalja e dytë e Superligës së hendbollistëve mes Prishtinës dhe …

Te Besa Famgas vlerësojnë se e kanë përgatitur si duhet ndeshjen e dytë finale ndaj …

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka pranuar cilësinë e Besës, por ka shtuar se edhe …

Ndeshja dramatike ka nxjerrë Vushtrrinë fituese, të martën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”. Vushtrria …

Prishtina e Besa Famgas takohen të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në ndeshjen e dytë …

Sot prej orës 19.15 luhet finalja e dytë e Superligës së hendbollistëve mes Prishtinës dhe Besa Famgasit. Pas finales …

Te Besa Famgas vlerësojnë se e kanë përgatitur si duhet ndeshjen e dytë finale ndaj Prishtinës. Ndeshjen e parë …

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka pranuar cilësinë e Besës, por ka shtuar se edhe skuadra e tij është …

Ndeshja dramatike ka nxjerrë Vushtrrinë fituese, të martën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”. Vushtrria e Istogu kanë luajtur …

Prishtina e Besa Famgas takohen të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në ndeshjen e dytë finale të plejofit në …

Sot luhet ndeshja e dytë finale e plejofit të Superligës së hendbollisteve mes Vushtrrisë e Istogut. Ndeshja luhet nga …

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, ka treguar se skuadra e tij synon të siguroj titullin nesër në Vushtrri. Vushtrria …

Te KHF Vushtrria po mobilizohen për ndeshjen e dytë finale të plejofit ndaj Istogut. Finalja e dytë është nesër …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova