Esma Muratoviq: Jemi gati për finale

Prej orës 15:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat), mes Istogut dhe Ferizajt.
Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa synon tjetër trofe.
“Sigurisht që jemi gati për finale”, thotë @esma.muratovic10 , njëra prej lojtareve kryesore të Istogut.
“Atmosfera në ekip është e mirë, që më gëzon shumë. Secili ekip ka motiv shtesë për të luajtur ndeshje si kjo kundër nesh. E rëndësishme është të kemi qasje të duhur në ndeshje dhe t’i përmbahemi asaj që kemi bërë në stërvitje. E respektojmë Ferizajn dhe presim ndeshje të mirë”, ka shtuar Muratoviq.
Në gjysmëfinale, të shtunën, Istogu e mposhti Vushtrrinë, 36:28.

Lajme tjera