Federata e Hendbollit e Kosovës do të ketë përfaqësim të fuqishëm në Komitetin Olimpik të Kosovës në ciklin e ardhshëm olimpik.
Në Asamblenë Zgjedhore të KOK-ut të mbajtur të enjten, dy drejtues të FHK-së kanë marrë pozita të rëndësishme në Komitetin Olimpik.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini është zgjedhur nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës. Ndërkohë Shqipe Bajçinca-Brestovci, është zgjedhur në Bordin Ekzekutiv të KOK-ut.
Në Asamblenë Zgjedhore, president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës është zgjedhur Ismet Krasniqi.
Asambleja edhe njëherë ka konfirmuar pozitën e fuqishme të hendbollit në sportin kosovar.