Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Faleminderit për një ngjarje të shkëlqyer

Ekipet kombëtare po largohen nga Prishtina pas një ngjarje plot shkëlqim të hendbollit. Kampionati Evropian U19 për hendbolliste (B), është vlerësuar nga të gjithë si tregim suksesi.
Federata e Hendbollit e Kosovës me shumë respekt e krenari falenderon të gjithë ata që kontribuan që Evropiani në Prishtinë të jetë kaq i suksesshëm.
Falenderojmë EHF-në për besimin për të organizuar Evropianin U19 si dhe partneren tonë kryesore, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Falenderojmë edhe KOK-un e po ashtu RTK-në për transmetimin e të gjitha ndeshjeve të Evropianit. Falenderojmë edhe gjithë sponsorët dhe bashkëpunëtorët tanë.
Mirënjohje dhe falenderime edhe për vullnetarët për punën e madhe të kryer, shikuesit për madhështimin e ngjarjes dhe gjitha ekipet kombëtare për një atmosferë shumë të bukur hendbolli.
Shihemi në organizimet tjera.