KHF Istogu po bën përgatitjet e fundit për ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane ndaj skuadrës bjelloruse, Victoria-Berestie. Dy ndeshjet luhen në palestrën në Istog, të shtunën nga ora 18:30 dhe të dielën nga ora 18:00.Istogu në raundin e dytë të Kupës Evropiane e kishte eliminuar Vushtrrinë. Tani ka punë me skuadrën shumë cilësore nga Bjellorusia, por trajneri Faruk Shala është optimist për paraqitje cilësore të Istogut. Ai ka thënë se skuadra e Istogut është e mobilizuar maksimalisht për këto dy ndeshje të rëndësishme.“Skuadra e Istogut është e mobilizuar maksimalisht për këto dy ndeshje të rëndësishme që përcaktojnë skuadrën që do të jetë pjesë e 1/8 së finales të Kupës Evropiane. Skuadra është në formë të mirë dhe e përgatitur fizikisht për këto ndeshje. Skuadra jonë është e gatshme për të dhënë maksimumin ndaj kundërshtarit shumë të fortë, që vjen nga kampionati bjellorus, i njohur për cilësinë që ka. Victoria-Berestie po dominon në kampionatin e Bjellorusisë këtë vit dhe ndoshta është kundërshtari më i fortë që kemi pasur përballë deri më tani. Por hendbollistet e mia kanë kualitetin e duhur që t’i zhvillojnë dy ndeshje të mëdha. Me pak fat, që shpresojmë të jetë me ne, kalojmë tutje. Fakti që dy ndeshjet i luajmë në Istog na bën më të fortë dhe më të motivuar. Gjithë këto vite jemi angazhuar për të rrisim emrin e qytetit tonë. Tani që luajmë në qytetin tonë do të kemi edhe më shumë motiv e besim. Do të na mungojnë shikuesit në palestër, por do të bëjmë të pamundurën që të gjithë ata t’i bëjmë të ndihen mirë me angazhim dhe rezultat pozitiv”, ka thënë Faruk Shala, trajner i Istogut.
Faruk Shala: Istogu është i gatshëm për dy ndeshje të mëdha

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. …
Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së …
Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B …
Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e …
Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së …
Qerimi: Synojmë hapa para
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Hendbollistët tanë kanë zhvilluar …
Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ashtu si pritej, Prishtina …
Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B në mes të Zhegrës …
Llapi me fitore të lartë në qytetin e vjetër
Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …
Kampionit i takon derbi ferizajas
Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …
Gjuka: Rumaninë e njohim shumë mirë
Egzon Gjuka ka kohë që jep kontribut për Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Prej Gjukës pritet shumë edhe në …
Mobilizim te Kombëtarja e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur të premten mbrëma përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme me Rumaninë. Me …
Derbi ferizajas te hendbollistet
Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …