Favoritët fitojnë, në Vushtrri barazim

Fitore bindëse kanë shënuar katër skuadrat që llogariteshin favorite për ndeshjet e javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të gjitha ndeshjet e javës së dytë janë luajtur të shtunën.

Kampioni Besa Famgas e ka shënuar fitoren e dytë, njëjtë si Kastrioti i Ferizajt e Drita e Gjilanit.
Skuadra pejane Besa fitoi ndaj skuadrës së kthyer në Superligë, Drenicës, me rezultat 33:18. Kastrioti në Ferizaj fitoi edhe më thellë ndaj Trepçës. Rezultati në fund të takimit ishte 41:20 në të mirë të ferizajasve.

Drita e ka fituar derbin gjilanas ndaj Zhegrës me rezultat 46:28.

Fitoren e parë e ka shënuar Prishtina, që në xhiron e parë pësoi nga Drita. Prishtina pa ndonjë vështirësi arriti te fitorja ndaj Samadrexhës me rezultat 38:20.

Për dallim nga këto katër ndeshje, takimi i luajtur në Vushtrri në mes të Vushtrrisë e Vëllaznimit ishte dramatik. Në fund kjo ndeshje nuk dha fitues, pasi përfundoi me rezultat 27:27. Pas pjesës së parë vushtrriasit ishin në epërsi solide prej katër golash, 16:12. Por në të dytën gjakovarët u kthyen dhe në fund e morën një pikë. Në minutën e 43-të Vëllaznimi barazoi rezultatin në 20:20 dhe madje kaloi në epërsi më pas prej tri golave (23:20). Por vendasit nuk u dorëzuan dhe kaluan në epërsi 25:24 në minutën e 53-të. Vushtrria kishte epërsinë edhe prej 26:25 e 27:26, por në minutën e 59-të Vëllaznimi përmes G. Fanës barazoi rezultatin në 27:27 me të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje dramatike.

Kastrioti – Trepça 41:20 (23:12)

Kastrioti: Kolev, D. Dugolli, K. Syla 2, Salihu 3, A. Dugolli 3, B. Syla 2, Haxhimusa 6, Ramadani 1, Shabani 4, Rudari 3, Terziqi 7, Rajatoski 10, Mustafa.

Trepça: Terziqi, Fejzullahu, Qela 1, Beqiri, Mujka 4, Pllana 4, Y. Beqiri 1, Eg. Qela, Tahiri 1, Zhuri 9, Shala.

Prishtina – Samadrexha 38:20 (22:12)

Prishtina: Ademi 2, Hoxha 1, Abazi 6, Beqiraj, Basholli, Beshiri 8, Gashi 2, Gjuka 2, Kastrati 3, Krasniqi 4, Agushi, Bajqinovci 7, Fetahu, Murtezi 1, Visoka 2.

Samadrexha: Sh. Maloku, Jashari 4, B. Maloku 5, A. Basholli, D. Basholli 1, A. Maloku 8, F. Maloku 1, K. Maloku, S. Maloku 1.

Besa Famgas – Drenica 33:18 (21:9)

Besa Famgas: Ramosaj 2, Jupa 5, Broqi 1, Gjuka 3, Tetova 4, Dre. Tahirukaj 4, Dri. Tahirukaj 6, Tafilaj 2, J. Muqolli 2, Kukrika 1, Vokshi, Mehmeti, Berisha, Y. Muqolli 4.

Drenica: Lladrovci, M. Hamza, Hasani, Klinaku 5, E. Hamza, Sahiti 1, Hajrizi 1, Mehmeti 1, Zeka 3, Haxhiaj 3, Binaku, Karaxha, Ademi 4, Muqolli.

Drita – Zhegra 46:28 (24:14)

Drita: Sylejmani, Buqinca, Cimili 5, Selmani 7, Mehmeti 2, Veliu 3, Mustafi 2, Azizi 2, Gubetini 3, Shaqiri 6, Shahini 7, Misini 8, Maxhera 1.

Zhegra: Jakupi 2, B. Agushi 2, A. Haziri 1, F. Isufi 1, Kurexhaj, A. Isufi 11, E. Isufi, Aliu 8, Murseli 2, D. Haziri 2.

Vushtrria – Vëllaznimi 27:27 (16:12)

Vushtrria: Pllana, Melenica, Karaqa 1, Musa 3, Shabani 4, Ahmeti, Neziri 4, Sadiku 6, F. Jashari 2, M. Jashari 4, Mejzini 3, Emini, Hyseni.

Vëllaznimi: Luzha, Curri, Tafarshiku, Fana 4, Halili 5, Rexha 6, Rama, Mamusha 4, Spahija, Neziri 8.

Lajme tjera