Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Favoritët nuk lejojnë befasi.

Të shtunën u luajtën katër ndeshje të javës së 15-të të Superligës së hendbollisteve. Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi duke shënuar fitore të pritura. Kështu Istogu fitoi thellë ndaj Vëllaznimit, Vushtrria ndaj Dritës e Shqiponja me pesë gola dallim e mposhti skuadrën deçanase, Jusuf Gërvalla.

Ashtu si pritej rezultati më i ngushtë ishte në ndeshjen Kastrioti – Prishtina. Fitore shënoi Prishtina me rezultat 29:25. Pas pjesës së parë prishtinaset kishin epërsi prej pesë golave, 15:10.
Të dielen është ndeshja e fundit e xhiros mes Samadrexhës e Vjosës.

Istogu – Vëllaznimi 26:12 (16:7)

Istogu: Shehdadi, Gashi, Muratoviq, Ujkiq 4, Halitaj, F. Rexhaj 2, V. Rexhaj, Ferataj 6, Rugova 5, Kameri 9.

Vëllaznimi: Mullakadriu, Cermjani, Bytyqi, Kastrati, Daija 1, Frrokaj, Radoniqi 6, Zhubi 4, Grezda 1, Jetishi.

Kastrioti – Prishtina 25:29 (10:15)

Kastrioti: Rogova, Gurgurovci, Salihu 8, Misini 1, Stagova 3, Saliu 1, E. Reçica 2, Gashi 6, S. Reçica 2, V. Gashi 2.

Prishtina: Matarova 4, Makolli 3, Fazlija 8, Berisha 4, Stagova 5, Krasniqi, Llapashtica, Hashani 3, Prelukaj 2, A. Krasniqi, Uka.

Vushtrria – Drita 42:18 (20:9)

Vushtrria: Nj. Kelmendi, B. Gubetini, Avdiu 10, Zymberi 3, Preniqi 2, Paci 4, A. Kelmendi 4, Rrahmani 3, R. Gubetini, Selac 1, Kasumi 7, Sfarqa 4, Tahiri 4.

Drita: Jonuzi, Pajaziti 1, Krasniqi 6, Kqiku, Rexhepi 3, Arifi, Vokshi 3, R. Kqiku 1, Ibrahimi, Veseli, Rudhani 4.