Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Favoritët para fitoreve të reja

Vëllaznimi – Istogu është ndeshja që e hap javën e 18-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 14:00 në Gjakovë.
Istogu është lider me 34 pikë dhe llogarit në dy pikë të reja nga udhëtimi në Gjakovë. Vëllaznimi mban vendin e tetë me 12 pikë nga 16 ndeshje.
Edhe skuadrat tjera të kreut llogarisin në fitore për ndeshjet e xhiros së 18-të.
Të shtunën janë edhe ndeshjet Vushtrria – Ulpiana (17:00), Samadrexha – Ferizaj (17:30), Vjosa – Jusuf Gërvalla (18:30).
Kurse dy ndeshjet e së dielës janë: Shqiponja – Drita (13:30, Gjilan), Kastrioti – Prishtina (18:00). Kjo e fundit pritet të jetë ndeshja më interesante.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve zhvillohet java e 11-të. Të shtunën janë ndeshjet Trepça – Llapusha (13:00) dhe Dukagjini – Deçani (11:00). Kurse takimi KEK-u – Prizreni është të dielën nga ora 14:00.