Ferizaj fiton ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Me seri 6:0, Ferizaj e ka nisur ndeshjen e së shtunës ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Dhe në fund skuadra ferizajase mori pikët nga ndeshja e javës së tetë të Superligës së hendbollisteve.
Skuadra mysafire ka mbajtur epërsi të lartë në pjesën e parë, që përfundoi 23:17.
Vendaset kanë bërë përpjekje në pjesën e dytë, janë afruar disa herë në rezultat, por pa rrezikuar epërsinë e Ferizajt. Kështu në fund rezultati ishte 43:37 për Ferizajn.
Kjo ishte ndeshja e vetme e së shtunës në Superligën e hendbollisteve.
Ivana Bojoviq udhëhoqi Ferizajn me 10 gola. Tetë i kishte Mirjeta Dinolli, kurse nga gjashtë i realizuan Simone Keita dhe Elsa Kongjeli.
Edona Radoniqi i shënoi 12 gola për Vëllaznimin, kurse nëntë i kishte Bora Zejnullahu.

Lajme tjera