Ferizaj fiton ndeshjen e parë finale

Në fushë janë gjyqtari dhe lojtaret e të dy skuadrave poashtu edhe portierja e njërës skuadër

Ferizaj e ka fituar ndeshjen e parë të finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të hendbollisteve.

Ferizaj të shtunën në palestrën “Bill Clinton” e mposhti kampionin aktual, Istogun, me rezultatin 34:29.

Ferizaj ka pasur epërsi edhe më të lartë, por istogaset janë afruar paksa në minutat e fundit. Portierja Edona Rogova ka ndalur shumë gjuajtje të lojtareve të Istogut dhe ka udhëhequr skuadrën e Ferizajt drejt fitores.

Ferizaj për herë të parë garon në Superligë dhe tashmë është në avantazh në garën për titull. Ndeshja e dytë dhe vendimtare e finales së plejofit do të luhet në mesjavën e ardhshme.

Ferizaj ka lojtare me përvojë që në shumë momente kanë bërë dallimin në ndeshjen e së shtunës. Sh. Fazlija ka organizuar lojën e Ferizajt, ndërsa ka realizuar gjashtë gola. A. Kelmendi i shënoi tetë gola, M. Koneski nëntë gola kurse A. Basha shtatë gola.
Te Istogu u dallua T. Hetemi me 8 gola dhe S. Ujkiq me 7 gola.

Ferizaj – Istogu 34:29 (16:12)

Ferizaj: Rogova, Basha 7, Salihu 2, Sylejmani, Fazlija 6, Kelmendi 8, Damaneku, Reqica 1, Gashi 2, Kupina, Koneski 9, Thaqi, Misini, Dinulli, M. Dinulli.

Istogu: Shehdadi, Berisha, Ujkiq 7, Milatoviq 2, Hetemi 8, Shatri, Rugova 2, Fejzaj, Venetski 2, Rexhaj, Halitaj 6, Ahmetxhekaj, Ferataj 2.

Lajme tjera