Ferizaj i luan dy ndeshje në Poloni

Hendbollistet e KHF Ferizajt i luajnë në fundjavë ndeshjet në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane, Ferizaj përballet me skuadrën polake, KPR Gminy Kobierzyce. Me marrëveshje të dy klubeve, të dy ndeshjet luhen në Kobierzyce të Polonisë.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 16:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 18:00. Ferizaj ka vendosur për dy ndeshjet në Poloni edhe për shkak të punimeve në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Hendbollistet ferizajase do të japin maksimumin për paraqitje të denjë, por i presin dy ndeshje shumë të vështira. Ferizaj për herë të tretë paraqitet në gara evropiane.

Lajme tjera