Të shtunën grumbullohet Kombëtarja, Basholli shumë i lumtur për rastin

Të shtunën prej orës 12:00 mblidhet Kombëtarja A e Kosovës në hendboll. Grumbullimi bëhet në Hotel Internacional Prishtina. Një prej emrave të rinj në Kombëtare është Atdhe Basholli. Beku 24-vjeçar luan në Gjermani, ndërsa ishte në Kombëtaren U21 që luajti në Botërorin në Spanjë. Ai së fundi ishte edhe pjesë e ekipit universitar dhe shfaqi […]

Vëllaznimi synon një tjetër befasi

Pas fitores së madhe ndaj Prishtinës, Vëllaznimi synon një tjetër triumf me peshë. Të shtunën nga ora 16:00, hendbollistet e skuadrës gjakovare i presin ato të skuadrës së Vushtrrisë. Ndeshja Vëllaznimi – Vushtrria i takon javës së katërt të Superligës së hendbollisteve. Vushtrria natyrisht udhëton në Gjakovë për fitoren e radhës dhe do të mbështetet […]

Ferizaj i luan dy ndeshje në Poloni

Hendbollistet e KHF Ferizajt i luajnë në fundjavë ndeshjet në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane, Ferizaj përballet me skuadrën polake, KPR Gminy Kobierzyce. Me marrëveshje të dy klubeve, të dy ndeshjet luhen në Kobierzyce të Polonisë. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 16:00, ndërsa […]