Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj kalon në gjysmëfinale të Kupës

Ferizaj është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjen e shtyrë çerekfinale ndaj Jusuf Gërvallës, Ferizaj e fitoi me rezultat bindës,43:24. Ndeshja u luajt të mërkurën në Ferizaj.

Mirjeta Dinolli i realizoi 13 gola për Ferizajn, kurse nga 6 i shënuan Sumea Sadiku dhe Flaka Hoti.

Arjeta Imeri shënoi 10 gola për Jusuf Gërvallën, kurse nga 6 i realizuan Adelina Qufaj e Ardiana Imeri.
Ferizaj në gjysmëfinale do të takohet me Vushtrrinë. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kupës do të luhen pikërisht në Ferizaj, më 14 e 15 maj.

Lajme tjera