Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj, kampion vjeshtor te hendbollistet

Me ndeshjet e zhvilluara të dielën ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Janë luajtur 11 xhiro deri më tani, ndërsa kampion vjeshtor është Ferizaj.
Skuadra nga qyteti i hendbollit ka fituar të gjitha 11 ndeshjet dhe udhëheq me 22 pikë. Në vendin e dytë është Istogu me 20 pikë. Pra humbjen e vetme kampioni aktual, Istogu, e ka nga Ferizaj. Pason Samadrexha me 18 pikë, ndërsa më prapa kanë mbetur Vushtrria e Shqiponja me nga 12 pikë.
Ferizaj gjatë verës u konsolidua. Bëri përforcime të shumta, rriti nivelin e punës dhe kështu rreshtoi fitoret në kampionat. Shenjat e para i dha në ndeshjen për Superkupë, të cilën megjithatë e humbi nga Istogu. Por luajti ndeshje të fortë dhe dëshmoi se ka synime.
Ferizajaset i kanë shënuar 481 gola, ndërsa kanë pranuar 226. Kanë sulmin më efikas e po ashtu mbrojtjen më të fortë. Istogu ka shënuar 422 gola, ndërsa ka pranuar 266.
Stinori vjeshtor në Superligën e hendbollisteve ishte interesant. Gara e zhvilluar deri më tani premton garë shumë të fortë për titull të kampionit.