Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj mposht Vushtrrinë dhe barazon pikët me këtë skuadër

Hendbollistet e Ferizajt e kanë fituar derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës. Të enjten, Ferizaj fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 27:23.
Ferizaj tani i ka 23 pikë, sa edhe Vushtrria. Kështu gara për vendin e dytë në Superligën e hendbollisteve do të vazhdojë deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit.
Në pjesën e parë të ndeshjes Ferizaj ishte në epërsi të lehtë, ndërsa vushtrriaset ia dolën vetëm të barazojnë rezultatin. Ndërkohë në pjesën e dytë, ferizajaset vazhdimisht kanë mbajtur epërsi prej tri-katër golash, për të fituar në fund me 27:23.
Albulena Basha e Shkurte Mehmeti i shënuan nga gjashtë gola për Ferizajn. Burneta Rama i shënoi shtatë gola për Vushtrrinë, ndërsa gjashtë i kishte Gentiana Basholli.

Lajme tjera