Ferizaj pëson humbje në ndeshjen e parë

KHF Ferizaj e ka luajtur të shtunën pasdite ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Skuadra ferizajase është mposhtur nga skuadra polake KPR Gminy Kobierzyce me rezultat 47:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:5 për ekipin polak. Ndeshja është luajtur në Kobierzyce të Polonisë, ku luhet edhe takimi tjetër, të dielën.

Cilësia ishte dukshëm në anën e Kobierzyces që menjëherë nisi shkëputjen në rezultat. Lojtaret e Ferizajt janë munduar, por pa ia dalë të bëjnë shumë.

Portierja Veselinka Trenoska i kishte dhjetë pritje te KHF Ferizaj. Më efikasja ishte Albulena Kelmendi që shënoi 6 gola nga 13 tentime. 5 gola nga 12 tentime i shënoi Ivana Bojoviq. Vahide Gashi i kishte 4 gola nga 4 tentime.

Në Kupën Evropiane garon edhe Istogu. Istogu i luan pas një jave dy ndeshjet me Çairin e Shkupit. Ndeshjet luhen në Istog.

Lajme tjera