Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj – Samadrexha, kryendeshja te hendbollistet

Ferizaj e Samadrexha takohen në derbin e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ferizaj ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe është i dyti në tabelë me gjashtë pikë. Gjashtë pikë i ka edhe Samadrexha në vendin e tretë. Kjo skuadër ka tri fitore e një humbje.
Të dy skuadrat kanë pretendime të mëdha dhe pritet ndeshje e fortë e interesante.
Të shtunën janë edhe ndeshjet Jusuf Gërvalla – Istogu (15:00) dhe Kastrioti – Prishtina (14:30).
Derbi gjakovar mes Shqiponjës dhe Vëllaznimit është të dielen nga ora 17:00. Nga ora 16:00, Vushtrria e pret Ulpianën.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve të shtunën janë katër ndeshje të javës së katërt: Vjosa – Trepça (17:00), CLICK – Llapusha (16:00), Besa – Dukagjini (16:00), Verona – Prizreni (16:30). Xhiroja mbyllet të dielen me ndeshjen Drita – KEK-u (16:00).

Lajme tjera