Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Festim Mustafa, është kthyer te Kastrioti i Ferizajt. Beku shtatlartë së fundi luajti për Prishtinën, me të cilën u paraqit në finale të plejofit.
Mustafa është formuar si lojtar te Kastrioti, që pas riorganizimit ka vendosur ta kthej atë.
Festim Mustafa i takon gjeneratës që e prezantoi Kosovën në Botërorin e juniorëve në Spanjë. Së fundi e ka fituar rastin edhe te Kombëtarja A.
Kastrioti për edicionin e ardhshëm garues ka prezantuar pretendimet që të luftoi për titull të kampionit.