Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-ja e KEP Trust vazhdojnë partneritetin shumë të suksesshëm

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe institucioni mikrofinanciar, KEP Trust, kanë vazhduar partneritetin, që deri më tani ishte shembullor dhe që do të vazhdojë të jetë i tillë.
Të mërkurën presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, dhe kryeshefi ekzekutiv i KEP Trust, Shpend Nura, kanë nënshkruar marrëveshjen e re të sponsorizimit, që është e vlefshme për vitin 2024. Ka gjashtë vjet që KEP Trust është partner i fuqishëm i FHK-së.
Marrëveshja është nënshkruar në bazë të ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Presidenti Saraçini dhe kryeshefi Nura janë shprehur të lumtur për vazhdim të bashkëpunimit. Të dy janë shprehur të sigurt që bashkëpunimi i nisur mbi bazën e korrektësisë dhe që funksionon mbi këtë bazë, do të vazhdojë edhe për shumë vjet.
FHK-ja e falënderon KEP Trust për përkrahjen e vazhdueshme.