FHK-ja më 17 janar shpall më të mirët e vitit 2018

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e 15-të me rradhë, të mbajtur nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, diskutoi për rrjedhën e edicionit vjeshtor, përkatësisht për garat e vitit 2018 dhe për aktivitetet e FHK-së që ishin të shumta. Në mbledhje u morën edhe disa vendime të rëndësishme.

Kështu Bordi vendosi që manifestimi për shpalljen e laureatëve të vitit 2018 të mbahet më 17 janar. Ceremonia festive do të zhvillohet në Sheshin 21 në Prishtinë nga ora 17:00.
Vendimet tjera të Bordit kanë të bëjnë me ecurinë e garave. Është vendosur që afati kalimtar dimëror të jetë prej 15 deri më 22 janar. Ndërkohë stinori pranveror në Superligën e meshkujve fillon më 9 shkurt. Në Superligën e femrave garat vazhdojnë prej 2 marsit.

Lajme tjera