FHK-ja nënshkruan Memorandum me Agjencionin Anti-Doping

Të martën është firmosur Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Agjencionit Anti-Doping të Kosovës (KosADA).

Në emër të federatës tonë memorandumin e ka nënshkruar sekretari gjeneral, Izet Gjinovci, ndërsa në emër të KosADA, koordinatori, Gëzim Murseli.

Ky agjencion i KOK-ut ka për qëllim luftimin e dopingut në sport.

Me Memorandum, FHK-ja dhe KosADA do të bashkëpunojnë për fushata edukative dhe vetëdijësuese kundër dopingut në sport, organizimin e konferencave dhe seminareve të ndryshme që për synim e kanë mbajtjen e sportit tonë të pastër, larg ndikimit të dopingut.

Lajme tjera