FHK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-hendbollistit vushtrrias, Valmir Meholli

Ish-hendbollisti vushtrrias, Valmir Meholli, ka vdekur të enjten pas një aksidenti. Vdekja e hershme e Mehollit ka tronditur klubin Vushtrria, por edhe gjithë komunitetin e hendbollit në Kosovë.
I ndjeri ka dhënë kontribut si lojtar te Vushtrria, ku do të mbahet mend gjithnjë.
Familjes Meholli dhe klubit Vushtrria, ngushëllime i ka shprehur presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.
“Humbja e çdo hendbollisti është humbje për gjithë familjen tonë hendbollistike. Në këtë moment të vështirë, bashkëndjejmë me familjen Meholli dhe shokët e skuadrës të të ndjerit”, ka shkruar presidenti Saraçini.

Lajme tjera