FHK-ja vazhdon partneritetin me Ujë Rugove

Federata e Hendbollit e Kosovës ka vazhduar partneritetin me Korporata Rugove, përkatësisht me Ujë Rugove. Pas bashkëpunimit shumë korrekt dhe të suksesshëm vitin e kaluar, FHK-ja dhe Ujë Rugove janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin edhe gjatë vitit 2024.
Marrëveshje është nënshkruar të mërkurën. Në emër të FHK-së marrëveshjen e re e ka nënshkruar Edi Kolgeci, anëtar i Bordit. Ndërkohë për Ujë Rugovë marrëveshjen e ka nënshkruar Dëfrim Puka, drejtor i marketingut në Korporatën Rugove.
Sekretari i Përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, ia ka dorëzuar Dëfrim Pukës një mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm të vitit të kaluar.
Marrëveshja me Ujë Rugove është shumë e rëndësishme edhe për faktin se gjatë këtij viti në kryeqytetin tonë do të organizohen dy kampionate evropiane për hendbollistët e grupmoshave të reja.

Lajme tjera