Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fillimi i mirë nuk mjafton as ndaj Italisë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e fundit në fazën grupore në Kampionatin e 16-të Mesdhetar.
Kosova U17 humbi nga Italia me rezultat 20:15. Sërish vajzat tona e hapën ndeshjen shumë mirë, duke e fituar periodën e parë me rezultat 5:4. Perioda e dytë u takoi italianeve, 9:4, ndërsa e fundit ishte e barabartë. Por në fund Italia fitoi 7:6 dhe e fitoi ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 20:15.
Loja e Kombëtares sonë megjithatë është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe më shumë pritet në dy ndeshjet e fundit.
Të enjten pasdite, Kosova U17 luan me Tunizinë. Ndërsa të premten e ka ndeshjen e fundit, sërish me Italinë. Këto dy ndeshje janë për plasman përfundimtar. Kampionati Mesdhetar po zhvillohet në Nafplio të Greqisë.