Fillojnë garat në Superligën e hendbollisteve

Me dy ndeshjet që luhen të shtunën (nesër) hapet kampionati 2018\19 në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Shumë prej skuadrave kanë filluar me kohë përgatitjet dhe kanë bërë përpjekje për organizim sa më të mirë për edicionin e ri. Kështu që shpresohet të bëhet hap tutje drejt ngritjes së cilësisë. Shpresohet poashtu në rivalitet të madh, ndonëse rivaliteti nuk ka munguar as edicionin e kaluar në të cilin Shqiponja e Gjakovës për herë të parë u shpall kampion.

Është Shqiponja që e luan ndeshjen e parë në kampionatin e ri. Nga ora 12:30 në palestrën në Gjakovë, Shqiponja të shtunën e pret Dritën e Gjilanit. Skuadra gjakovare llogaritet favorite. Dy orë më vonë (14:30) fillon ndeshja mes Samadrexhës e Kastriotit.

Të dielen janë dy ndeshje tjera të javës së parë. Nga ora 13:30 në Junik luhet takimi mes Istogut dhe skuadrës Jusuf Gërvalla. Vjosa e Vushtrria takohen nga ora 15:30.
Ndeshja mes Vëllaznimit e Prishtinës luhet të enjten.

Lajme tjera