Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fillon gara në Ligën e Parë

Në fundjavë fillon gara në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.
Te hendbollistët të shtunën janë dy ndeshje. Drita e Vjosa takohen prej orës 17:00, ndërsa Dukagjini e Lepenci prej orës 16:00.
Të dielën prej orës 16:00 është takimi Llapi – Prizreni.
Drenica, skuadra me traditë që u kthye në gara, të mërkurën takohet me Istogun nga ora 18:30. Ndërkohë Samadrexha e Ulpiana takohen më vonë.
Te hendbollistet në kuadër të xhiros së parë të shtunën janë dy ndeshje. Prej orës 11:00, Prizreni e pret Dritën e Gjilanit. Dukagjini e Trepça takohen nga ora 14:00.
Dy ndeshje janë të dielën. Besa, që debuton në gara, e pret Vjosën nga ora 18:00. Nga ora 13:00 të dielën është takimi Llapusha – KEK-u.
Ndeshja Verona – CLICK zhvillohet më vonë.

Lajme tjera