Fillon shkollimi sipas Rinck Conventa

Të shtunën (sot) në Gjakovë ka nisur shkollimi i trajnerëve të hendbollit sipas Rinck Conventa. FHK-ja kohë më parë ka nënshkruar marrëveshjen me EHF-në për këtë platformë shumë të suksesshme shkollimi.

Një fjalim rasti në fillim të pjesës së parë të Modulit III e mbajti sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci i cili pasi përshëndeti të lektoren e EHF znj.Marta Bon dhe ligjëruesit tjerë Tania Kajtna dhe Primozh Pori nga Sllovenia si dhe pjesëmarrësit e shkollimit duke falënderuar EHF për mirëkuptimin e treguar që trajnerët kosovar edhe në edicionin 2018/19 të udhëheqin skuadrat dhe kombëtaren në garat ndërkombëtare (EHF) edhe pse nuk kanë shkollim adekuat. prandaj ky shkollim dot shërben dhe është mundësi e mirë që trajnerët tan të pajisen me licenca adekuate sipas RINK Conventës.

Shkollimin po e ndjekin 25 trajnerë që pritet të diplomojnë në maj të vitit tjetër. Për trajnerët kosovarë po ligjërojnë tre ekspertë nga Sllovenia.

Lajme tjera