Fillon stinori pranveror në Ligën e Parë

Me dy ndeshje që luhen të shtunën fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Ligën e Parë pritet garë e fortë dhe interesante për pozitat e kreut.

Në kuadër të javës së dhjetë, të shtunën janë dy ndeshje. Dukagjini e Drita takohen nga ora 13:00, ndërsa Vjosa e Deçani luajnë prej orës 15:00.

Të dielën na presin edhe tri ndeshje: Rahoveci – Lepenci (18:00), KEK-u – Ulpiana (16:30), Istogu – Samadrexha (11:00).

Lajme tjera