Filluan punimet e Kongresit të EHF-së

Kanë filluar sot në Vjenë punimet e Kongresit Zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në Kongres po marrin pjesë edhe drejtuesit e FHK-së, presidenti Eugen Saraçini, nënpresidenti, Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.

Paradite janë prezantuar dhe miratuar raporte të ndryshme, kurse pasdite janë zgjedhjet për president, Komitet Ekzekutiv dhe pozita tjera.

Drejtuesit e Federatës tonë po zhvillojnë takime të shumta gjatë punimeve të Kongresit.

Lajme tjera