“Final 4” i Ligës së Kampionëve në RTV 21 Plus

Në fundjavë në Budapest luhet “Final 4” i Ligës së Kampionëve për hendbolliste. Priten ndeshje shumë cilësore dhe atmosferë madhështore. Tifozët e hendbollit në Kosovë mund të jenë pjesë e tyre përmes transmetimit që bëhet në RTV 21 Plus, që transmeton shumë ndeshje evropiane dhe poashtu të hendbollit kosovar.


Do të paraqiten katër skuadrat më të mira evropiane të momentit dhe natyrisht lojtaret më të mira. Aksionet e bukur, golat e bukur, do të jenë pjesë e pandashme e këtyre ndeshjeve. Ndeshja e parë luhet në mes të Vipers Kristiansand të Norvegjisë dhe Gyori ETO KC të Hungarisë.

Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 15:15. Të njëjtën ditë nga ora 18:00 takohen Metz Handball i Francës me Rostov-Don të Rusisë.

Të dielen luhet ndeshja për vend të tretë në ora 15:15 dhe finalja e madhe në ora 18:00.

Lajme tjera