Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Finale dramatike, Magdeburgu është fitues i Ligës së Kampionëve

Magdeburgu është fitues i Ligës së Kampionëve në hendboll.
Në finalen shumë dramatike, skuadra gjermane e mposhti Kielcen e Polonisë me rezultat 30:29. Ndeshja finale është vendosur pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi 26:26. Finalja u zhvillua të dielën mbrëma në Keln të Gjermanisë para plot 20 mijë shikuesve.
Për Magdeburgun është titulli i katërt evropian. Championsin së fundi e kishte fituar në vitin 2002.
Kielce është mposhtur për herë të dytë rresht në finale. Kampion ishte në vitin 2016.
Skuadra gjermane nisi më mirë ndeshjen, por më pas Kielce kaloi para. Pjesën e parë skuadra polake e fitoi 15:13. Polakët ishin në epërsi deri në minutën e 53-të, kur rezultati u barazua 22:22. Më pas u luajt ndeshje e barabartë dhe pas 60 minutave rezultati 26:26. Në vazhdime gjermanët ishin më të qetë, ndërsa ndeshja ishte e hapur deri në fund.
Holandezi Kay Smits shënoi tetë gola, kurse nga gjashtë i kishin Gisli Kristjansson dhe Michael Damgard. Kielces nuk i mjaftuan 15 pritjet e Andreas Wolff. Alex Dujshebaev i shënoi tetë gola.
Për vend të tretë, Barcelona fitoi ndaj Paris Saint-Germainit me rezultat 37:31.