Finale e pritur te hendbollistët

Ashtu si pritej, Besa FamGas e Prishtina janë kualifikuar për finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në ndeshjet gjysmëfinale, të premtën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Prishtina fitoi ndaj Trepçës kurse Besa FamGas e mposhti Kastriotin. Finalja mes Besës e Prishtinës luhet të dielen nga ora 19:15 poashtu në Pejë.

Prishtina, që është e dyta në Superligën A, e mposhti Trepçën me rezultat 29:22. Trepça ka mbyllur garimin në vendin e parë në Superligën B. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:9 në të mirë të prishtinasve, që pritet të zhvillojnë garë të fortë me Besën edhe për titull të kampionit. A. Gjuka e B. Syla shënuan nga shtatë gola për Prishtinën. V. Zhuri me nëntë gola ishte më efikasi te mitrovicasit.

Fitorja e Besës ndaj Kastriotit ishte pak më e thellë, me nëntë gola dallim. 32:23 në të mirë të Besës ishte rezultati në fund. Pas pjesë së parë epërsia në të mirë të Besës ishte shtatë gola, 17:10. K. Jupa me shtatë gola ishte më efikasi te pejanët. Rr. Ramadani shënoi shtatë herë për Kastriotin.
Besa ka vite që dominon në hendbollin kosovar. Aktualisht është e para në Superligën A. Kastrioti renditet i treti.

Prishtina – Trepça 29:22 (17:9)

Prishtina: Ademi 1, Prekazi 1, Murtezi , Shahini, Bajqinovci, Krasniqi, Fetahu 4, Gjuka 7, Syla 7, Kosteski, Terziqi 5, Visoka 4, Stoilov, Kastrati.

Trepça: Voca, Muja, Beqiri, Zhuri 9, A. Shala 1, B. Shala 3, Nuhi 3, Çela 1, Basholli 3, Sejdiu 1, Qela, Beqiri, Pllana 1.

Kastrioti – Besa FamGas 23:32 (10:17)

Kastrioti: Mustafa, Mehmeti 1, Dugolli, Syla 5, Salihu 3, Rexhepi, Haxhimusa 3, Rr. Ramadani 7, Shabani 2, A. Dugolli 1, Hoxha, Rudari, Januzi 1, Bytyqi, Selmani.

Besa FamGas: Curri, Idrizi 1, Biljaka 4, Broqi, Gjuka 2, Jupa 6, Y. Muqolli 4, D. Tahirukaj 4, Tetova, Megjiq 2, Beqiraj, Dre. Tahirukaj 4, Ramosaj, Kukrika 3, Berisha, J. Muqolli 2.

Lajme tjera