Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse e Kosovës U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore shumë të thellë paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane. Të mërkurën pasdite në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Kosova U17 fitoi ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 49:8.
Dallimi në cilësi ishte shumë i madh dhe pjesa e parë përfundoi 21:3 për vajzat tona.
Arona Krasniqi i shënoi nëntë gola sa edhe Sirena Haxhaj, ndërsa tetë i kishte Diona Dresh. Plot 11 lojtare u shënuan në listën e realizatoreve.
Fitorja bindëse do të shërbejë për motivim të vajzave tona para sfidave të radhës. Tani Kombëtarja jonë synon vendin e parë që do t’i siguronte paraqitjen në IHF Trophy për zonën ndërkontinentale.

Lajme tjera